Sipas tij, kjo përgjegjësi ka të bëj me mos-validimin e një politikani që nuk respekton Gjykatën Supreme, ligjin dhe vetë shtetin.
‘’Unë besoj se në politikë jemi të gjithë kalimtarë. Lëmë shenja aty-këtu. Por e them me bindje se refuzimi për të bashkëpunuar me politikën që Albin Kurti sot përfaqëson është një nga vendimet më kombëtare që kemi marrë ne si LDK’’, deklaroi Abdixhiku.