Lidhja Demokratike e Kosovës prezantoi sot kandidatin e saj për kryetar të komunës së Kamenicës, profesorin Shaip Surdulli, një emër i njohur për integritetin, përvojën dhe përkushtimin në shërbim të komunitetit.
Në një tubim entuziast me qytetarë dhe mbështetës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, jo vetëm për Kamenicën, por për mbarë vendin.
Ai e cilësoi kandidaturën e profesor Surdullit si një hap të sigurt drejt një qeverisjeje të përgjegjshme, zhvillimore dhe me vizion të qartë evropian.
“Sot në Kamenicë prezantuam një njeri me vlera të larta, me përvojë të pasur dhe përkushtim të sinqertë, profesor Shaip Surdullin. Ai është gati të udhëheqë Kamenicën drejt zhvillimit, me dinjitet e transparencë,” u shpreh Abdixhiku.
