Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti takon ekipin e xhudos: Synimi është forcimi i sportit në prag të Prishtinës 2030

GD
Gazeta Demos8 shtator 2026 në 08:35
Kurti takon ekipin e xhudos: Synimi është forcimi i sportit në prag të Prishtinës 2030

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot Kryemjeshtrin Driton Kuka dhe ekipin e xhudos, me të cilët ka diskutuar për sukseset e fundit të sportistëve kosovarë dhe për të ardhmen e sportit në vend.

Kurti ka përgëzuar ekipin për rezultatet e arritura në Lojërat Mesdhetare në Taranto, ku Laura Fazliu fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpati Zekaj u stolisën me medalje të bronzta.

“Pas secilës prej tyre qëndrojnë vite pune, disipline dhe një sistem që ka dëshmuar se rezultatet e mëdha nuk vijnë rastësisht”, ka deklaruar Kurti.

Gjatë takimit, sipas Kurtit, është diskutuar edhe për rezultatet dhe analizat e para pas përfundimit të Lojërave Mesdhetare, si dhe për hapat që duhet të ndërmerren në katër vitet e ardhshme deri në organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Kryeministri në detyrë ka theksuar se përvoja e xhudos duhet të shërbejë si model edhe për disiplinat e tjera sportive në Kosovë.

“Xhudoja na ka treguar se çfarë mund të arrijë Kosova kur talenti shoqërohet me punë afatgjatë, profesionalizëm dhe standarde të larta”, është shprehur ai.

Kurti ka uruar sportistët për sukseset e tyre, duke veçuar Kryemjeshtrin Driton Kuka, trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku, si dhe të gjithë ekipin e xhudos.

Ai ka thënë se synimi i institucioneve është që kultura e rezultateve dhe standardeve të larta të forcohet edhe më tej në të gjithë sportin kosovar.

ekipinxhudos

Më shumë nga Lajme

  • 20:08“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Podujevë
  • 19:53Kurti ndan pak kohë për arkeologji, viziton punimet në parkun e Ulpianës
  • 19:52“16 shtatori, datë historike”, Behrami: Mundet me ndërru gjithçka
  • 19:52Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës
  • 19:09Gërvalla për nderimet ndaj Mlladiqit: Kjo është tallje me Evropën