Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se Sami Lushtaku kishte tentuar t’ia pengonte eskortën.

“Janë kap nja dy burra qaty e s’ju intereson me u marr me problemet e njerëzve” , deklaroi Abdixhiku.

Komenti i tij erdhi pas debatit publik të krijuar nga deklaratat e Kurtit lidhur me incidentin e pretenduar me eskortën e tij.