Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku përkrah Mustafën rreth deklaratës për Thaçin: I ke trazuar mercenarët – LDK s’ka frikë nga zhurma e nga sulmet e paguara

GD
Gazeta Demos10 janar 2026 në 15:43
Abdixhiku përkrah Mustafën rreth deklaratës për Thaçin: I ke trazuar mercenarët – LDK s’ka frikë nga zhurma e nga sulmet e paguara

Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pak ditë më parë deklaroi se, votimi i Hashim Thaçit për president nga ana e LDK-së, sipas mendimit të tij, ka qenë gabim i kësaj partie. Për këtë deklarim të Mustafës ka pasur reagime të shumta, ndër të cilat, anëtari i LDK-së edhe është kritikuar.

Porse sot, në përkrahje të Mustafës ka dalë kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku,. Ky i fundit, ka thënë se Mustafa e as LDK’ja nuk ‘’kanë frikë nga zhumra’’ e as ‘’nga sulmet e paguara’’.

Abdixhiku ka thënë edhe se, LDK sa herë që është sulmuar, është sulmuar se ‘’sepse ka qenë e fortë nga brenda’’.

Postimi:

Ç’mi ke trazuar mercenarët, o Besian?

Besiani, një politikan shembullor, e LDK me gjithë të, nuk kanë frikë nga zhurma. As nga sulmet e paguara. LDK nuk matet me tituj portalesh mercenarizmi e as me opinione të porositura nga dëshpërimi se nuk i fusin thonjtë dot tek anëtarësia e LDK-së. Nuk po ju dëgjojnë. Nuk po ju llogarisin.

I keni partitë tuaja.

Mbajeni duhmën e pazareve mes tyre.

Ka kush merret me LDK-në. Veç ju dhe partitë tuaja, kurrë jo. Kjo shtëpi e ka anëtarësinë që e do pa kushte; që e mbronë nëpër ditë të vështira, nëpër sulme, nëpër zhgënjime.

Sa herë që LDK është sulmuar, ka qenë sepse ka qenë e fortë nga brenda. Dhe kjo i bën nervoz. Sepse uniteti ynë, në të mirë e vështirë – sidomos në të vështirë – është pengesë fatale për pazare, për pushtete të lehta dhe për interesa primitive. Sulmet nuk na dobësojnë. Na bëjnë më të qartë pse jemi këtu.

Ne nuk do të përgjigjemi me mllef. Do të përgjigjemi me punë. Me program. Me besim te shteti dhe te qytetari. Me njerëz të së ardhmes, mu sikurse Besiani!

Kjo është përgjigjja jonë. Qetë. Drejt. Dhe përpara. Trazimet le të vazhdojnë. Hapur, madje. Le t’i ballafaqojmë mercenarët dhe paratë që i aktivizojnë kundër njerëzve më të mirë të Lidhjes; sikurse Besian Mustafa.

Besian MustafaLumir Abdixhiku

Më shumë nga Lajme

  • 10:20Në kujtim të dëshmorëve të gushtit, OVL-UÇK: Sakrifica e tyre nuk harrohet
  • 10:18Stuhi të forta godasin Gjermaninë
  • 10:17Hoxhaj i drejtohet Kurtit: Dil nga zyra, o deputet uzurpues
  • 09:57Deputeti i LVV-së: Bisedimet me LDK-në po ecin mirë, jemi në rrugë të mbarë për presidentin
  • 09:56Për 24 orë: 35 vatra zjarri në Shqipëri, pesë mbeten ende aktive