Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

GD
Gazeta Demos16 qershor 2026 në 16:17
Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Sipas njoftimit të LDK-së, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike pas procesit zgjedhor, pritjet për certifikimin e rezultateve nga KQZ dhe hapat e mëtejmë drejt konstituimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se në diskutimet me ambasadorin gjermani, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e respektimit të proceseve demokratike dhe nevojën që, menjëherë pas certifikimit të rezultateve, të ecet me përgjegjësi drejt formimit të institucioneve funksionale, në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe interesin shtetëror.

“Po ashtu ai vlerësoi se vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional.”, thuhet në njoftim. Abdixhiku, sipas njoftimit, ka shprehur gjithashtu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite në të gjitha proceset.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 09:52Evropa nën pushtetin e flakëve: Viktima në Greqi e Spanjë, mijëra hektarë të përfshirë nga flakët në Belgjikë
  • 09:36Fermeri nga Rahoveci kërkon ndërhyrje urgjente për krizën e çmimeve: Shalqiri, pjepri e speci po mbesin në ara
  • 09:34Vikend i ngarkuar në QKUK, afro 1 mijë raste emergjente dhe 3 vdekje
  • 09:07Rritet fluksi në kufi, kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
  • 08:57E kanosi fqinjin, arrestohet 31-vjeçari në Ferizaj