Aktivistja Zhaklin Lekatari ka reaguar lidhur me videot intime që ditët e fundit po qarkullojnë në rrjetet sociale, duke kritikuar mënyrën se si publiku dhe një pjesë e mediave po e trajtojnë këtë rast.
E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Intervista e ditës” në Dritare TV, Lekatari tha se i vjen keq për personat e përfshirë në këtë ngjarje, veçanërisht për gratë, të cilat sipas saj po përballen me gjykim dhe linçim publik.
Ajo vlerësoi se vëmendja është përqendruar te identiteti i personave dhe te detajet e jetës së tyre private, në vend që të ngrihen pyetje mbi mënyrën se si videot janë regjistruar dhe kanë përfunduar në duart e të tjerëve.



