Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Abdixhiku takohet me Prattipatin: Për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2026 në 14:04
Abdixhiku takohet me Prattipatin: Për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, perspektivën ekonomike dhe projektet me rëndësi për zhvillimin e Kosovës.

Ai ka thënë se gjatë takimit e ka falënderuar përfaqësuesen amerikane për bashkëpunimin me LDK-në dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën.

“E falënderova për bashkëpunimin e vazhdueshëm me LDK-në dhe për mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka theksuar se raportet me Shtetet e Bashkuara mbeten përcaktim i përhershëm i partisë që drejton.

“Për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm. Mbetemi të përkushtuar për ta thelluar këtë partneritet, në shërbim të Kosovës dhe të së ardhmes sonë euroatlantike”, ka deklaruar ai.

Postimi i plotë:

Sot, në Seline Qendrore, prita në takim të rregullt të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.

🇺🇸🇽🇰

Biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend, perspektivën ekonomike dhe projektet me rëndësi për zhvillimin e Kosovës.

E falënderova për bashkëpunimin e vazhdueshëm me LDK-në dhe për mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Kosovën.

Për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm. Mbetemi të përkushtuar për ta thelluar këtë partneritet, në shërbim të Kosovës dhe të së ardhmes sonë euroatlantike.

bashkuaraldk-nëabdixhiku

Më shumë nga Lajme

  • 16:14Lista Studentore hyri në Kosovë, e quajti pjesë të Serbisë, institucionet tona nuk tregojnë kush ua dha lejen
  • 16:00Apel për ndihmë: Leka, vetëm 2 vjeç, ka nevojë urgjente për trajtim të specializuar
  • 15:59Asambleja e PS më 14 nëntor, Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • 15:55Policia në kërkim të Fidan Kamishollit, dyshohet për vjedhje të rëndë – kërkohet ndihma e qytetarëve
  • 15:08Shiroka Pula pret në takim shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit