Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar sot në Prishtinë senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të cilët i ka cilësuar si miq të çmuar të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kontributin e tyre në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Gjatë takimit, kreu i LDK-së ka theksuar nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik me ShBA-në, duke vënë në pah rëndësinë e forcimit të besimit dhe bashkëpunimit me aleatin kryesor të Kosovës.




