Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Abdixhiku thotë se LDK doli e para nga votat e mërgatës: Jemi krenarë, jemi mirënjohës

GD
Gazeta Demos21 tetor 2025 në 11:50
Abdixhiku thotë se LDK doli e para nga votat e mërgatës: Jemi krenarë, jemi mirënjohës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur mirënjohjen dhe krenarinë për mbështetjen e jashtëzakonshme që partia mori nga mërgata, pas rezultatit të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e fundit.

Me 30,25% të votave nga mërgimtarët, siç thotë ai, LDK doli e para, duke rikonfirmuar se puna e palodhur dhe lidhja e fortë me diasporën janë çelësi i suksesit.

Ai theksoi ndër tjera se ky rezultat është një dëshmi e besimit të madh që mërgimtarët kanë ndaj vlerave dhe vizionit të partisë.

”Ju kujtohet zhurma e madhe para disa muajve rreth mbështetjes për LDK-në nga mërgata? Ja ku jemi sërish, tetë muaj pas, mërgata foli prapë dhe foli qartë! LDK del e para me votat nga jashtë! Plot 30,25%, nga gati 30 mijë votues nga jashtë i kanë dhënë mbështetje LDK-së; duke rikonfirmuar edhe një herë se puna e vazhdueshme e lidhja e drejtë që kemi mbysin secilën zhurmë. Të 8,093 votuesve tanë, ju themi faleminderit! Ky është rezultati me i mirë lokal që LDK merr nga mërgata që mga shpallja e pavarësisë. Jemi krenar. Jemi mirënjohës. Ky rezultat është dëshmi e besimit të madh që mërgimtarët tanë kanë ndaj vlerave, vizionit dhe politikës sonë të përgjegjshme. Ěshtë tregues se besimi mbytë zhurmën, ideali e zhbën propagandën, e Lidhja i qëndron kohës. Le të vazhdojmë!”.

Më shumë nga Lajme

  • 23:59Kim Mehmeti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Në Maqedoni s’ndodhin raste të tilla sepse njerëzit besojnë në Zot
  • 23:45Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
  • 23:34Disa të arrestuar në operacionin kundër lojërave të fatit, Policia e Prizrenit jep detajet
  • 23:09Vigan Berisha takohet me presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, i dhuron punim artistik nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale
  • 23:05Kos: Shqipëria duhet të vijojë reformat për integrimin në BE