Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku: Unë dhe Vjosa bëmë atë që s’e ka bërë askush në politikën kosovare me vite

GD
Gazeta Demos2 shtator 2026 në 23:10
Abdixhiku: Unë dhe Vjosa bëmë atë që s’e ka bërë askush në politikën kosovare me vite

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për qëndrimin e presidentes Vjosa Osmani lidhur me procesin për zgjedhjen e presidentit konsensual.

Abdixhiku tha se Osmani kishte bërë hapin e parë dhe kishte liruar rrugën për një zgjidhje, duke theksuar se tashmë diskutimi duhet të përqendrohet te votat.

“Osmani kishte bërë hapin e parë. Nëse është puna te votat, ne do të flasim për vota. E para në listë, ajo e ka bërë hapin, e ka lëshuar rrugën. Nuk dua të jem pengesë, të lutem, jam i lirë”, deklaroi Abdixhiku në Adresa.

Ai tregoi edhe për një takim që kishte zhvilluar me Osmanin, duke thënë se ajo e kishte kuptuar se Kosova nuk duhet të mbetet peng i një emri.

“Kam pasur takim me të katër sy. Më ka thënë: ‘Shiko Lumir, e di gjendjen, nuk duhet Kosova të jetë peng i emrit tim. Nuk duhet të jetë apetiti emri im, e as pengesë’”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, me këtë qasje është bërë diçka që, siç u shpreh ai, politika kosovare nuk e ka bërë prej vitesh.

“Pra, kemi bërë atë që askush në politikën kosovare s’e ka bërë qe sa vite – që nga politika kur politikani s’kërkon asgjë prej vetes”, u shpreh Abdixhiku.

bërëabdixhikukosovare

Të ngjashme

Rama synon kreun e LDK-së: Abdixhiku do të bënte mirë të dorëhiqej

Rama synon kreun e LDK-së: Abdixhiku do të bënte mirë të dorëhiqej

12:48
“Dallaveret” e pushtetit? Mustafa: Është duke i falur 4 euro m² të ndërtesave të shtetit

“Dallaveret” e pushtetit? Mustafa: Është duke i falur 4 euro m² të ndërtesave të shtetit

10:43

Më shumë nga Lajme

  • 15:36Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete
  • 15:33Kroaci, Lamborghini rrëshqet nga rruga dhe përfundon mbi barrierën mbrojtëse
  • 15:10Hargreaves takon komandantin e ri të KFOR-it
  • 15:09Procesi i Berlinit| Kurti përmend Banjskën dhe Ibër-Lepencin, kërkon reagim të përbashkët evropian
  • 15:08Ambasadori britanik takon Rashiqin, diskutojnë për prioritetet e komuniteteve joshumicë