Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Abdixhiku uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje: Kosova shembull i harmonisë fetare

GD
Gazeta Demos25 dhjetor 2025 në 11:26
Abdixhiku uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje: Kosova shembull i harmonisë fetare

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes, duke theksuar rëndësinë e shpresës, paqes dhe solidaritetit në shoqëri.

“Të gjithë besimtarët e krishterë shënojnë e festojnë Krishtlindjen, lindjen e shpresës, e dritës që mposht errësirën, e besimit se dashuria dhe mëshira janë gjithmonë më të forta se çdo vështirësi”, ka thënë Abdixhiku.

I plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku uron të gjithë besimtarët e krishterë në festën e Krishtlindjes!

“Të gjithë besimtarët e krishterë, shënojnë e festojnë Krishtlindjen. Lindjen e shpresës, e dritës që mposht errësirën, e besimit se dashuria dhe mëshira janë gjithmonë më të forta se çdo vështirësi.

Kjo ditë na kujton se sa shumë vlerë ka të jemi pranë njëri-tjetrit, të falim, të ndajmë dhe të sakrifikojmë për të mirën e përbashkët. Na kujton se paqja fillon në familje, vazhdon mes fqinjësh dhe forcohet në shoqëri.

Kosova dhe shqiptarët e saj kanë qenë gjithmonë shembull i harmonisë fetare. Kjo vlerë e shenjtë e jona na ka mbajtur bashkë në ditë të vështira dhe na ka bërë më të fortë si shoqëri. Krishtlindja e sivjetme le të jetë një thirrje e re për më shumë mirësi, më shumë respekt dhe më shumë solidaritet mes nesh.

Uroj nga zemra që kjo festë t’ju gjejë pranë familjeve tuaja, me shëndet, paqe dhe plotë shpresë për të ardhmen. Që dhurata më e madhe të jetë buzëqeshja e atyre që doni dhe koha e çmuar e kaluar bashkë.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për shumë mote, me paqe e mirësi – Gëzuar Krishtlindjen!”

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Sindikalistët e KEK-ut anulojnë protestën e nesërme: Do të kontribuojmë në Task-Forcë
  • 23:33Matoshi: Asnjë faj nuk mund t’i vishet opozites nëse vendi shkon sërish në zgjedhje
  • 23:23Canaj: Dosja e Shehollit po përdoret politikisht
  • 23:22Obelisku, UÇK-ja do të shndrisë edhe nga Blinaja
  • 23:03Sadiku ‘kundër’ një marrëveshje mes LDK-së e LVV-së: Nuk mundemi me fitu në koalicion me ata