Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, tha se kjo nuk ka qenë thjesht fushatë elektorale, por një ftesë për t’u ngritur dhe për t’u bashkuar rreth shpresës dhe arsyeshmërisë.
Ai theksoi se vendi duhet t’i japë fund krizës politike dhe ekonomike, duke hapur, siç tha, kapitullin e një republike që funksionon dhe të një shteti që respekton qytetarin.
I plotë:
Kjo nuk ishte vetëm një fushatë. Kjo është ftesë për t’u ngritur. Për t’u bashkuar. Për t’u kthyer te arsyeshmëria, te maturia, te shteti, te shpresa.
Kjo është ftesë për ta ndalur rënien, për ta mbyllur kapitullin e krizës dhe për të hapur kapitullin e një Republike që funksionon, të një shteti që respekton qytetarin, të një Kosove që ecën drejt perëndimit, jo drejt humbjes.
Sonte e nisim këtë rrugëtim së bashku.
Më 28 dhjetor, do ta vulosim së bashku.
