Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Adem Grabovci: Kurti është njeri i papërgjegjshëm dhe VV-ja është subjekti më i dështuar

GD
Gazeta Demos24 tetor 2025 në 08:38
Adem Grabovci: Kurti është njeri i papërgjegjshëm dhe VV-ja është subjekti më i dështuar

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka komentuar rezultatin zgjedhor të partisë së tij, zhvillimet politike në vend dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Duke folur për situatën politike pas zgjedhjeve parlamentare, ish-deputeti Grabovci tha se asnjë parti nuk ka arritur të dalë fituese absolute.

“Zgjedhjet nacionale kanë dhënë rezultat që asnjë parti nuk ishte fituese. VV ka dalë e para, por nuk e ka fuqinë politike për të ndërtuar institucione dhe kjo dikton futjen në negociata. E negocimi nënkupton edhe kompromis dhe ndarjen e interesave me partitë e tjera për të krijuar fuqinë politike për formim të Qeverisë”, ka deklaruar ai.

Sipas Grabovcit, përgjegjësia për bllokimin e institucioneve bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti.

“Këtë e kam parë të pamundur tek Kurti sepse ai nuk ka treguar gatishmëri dhe ka ardhur deri tek kjo bllokadë. Bllokues i shtetit dhe subjekti më i dështuar dhe lideri me përgjegjësinë më të madhe është Kurti. Këtë nuk e thotë vetëm opozita, por edhe SHBA”, ka thënë ai.

Grabovci është shprehur se nuk sheh asnjë mundësi bashkëpunimi me Kurtin.

“Unë nuk shoh ndonjë mundësi të bashkëpunimit me një njeri të papërgjegjshëm, që i ka bërë dëme shtetit dhe i cili i ka prishur raportet me SHBA dhe BE”, ka potencuar ai.

Ai ka theksuar se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja.

“Si zgjidhje i shoh zgjedhjet nacionale dhe uroj që qytetarët të vlerësojnë dhe të vendosin a duan shtet të izoluar apo me perspektivë. Perspektiva jonë sigurohet vetë duke i ruajtur raportet me SHBA”, ka thënë për Front Online Grabovci.

Adem Grabovci

Më shumë nga Lajme

  • 20:08Mitrovicë: Një e mitur dhunohet nga një vajzë, tjetra e incizon-Gjatë sulmit dëgjohet duke qarë me dënesë
  • 20:04Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit
  • 20:01Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri
  • 19:49Një banesë përfshihet nga flakët në Mitrovicë
  • 19:41Vjedhja e rëndë në Leposaviq, arrestohet edhe një i dyshuar, u kap në kufi me para