Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Çitaku: Koordinimi transatlantik dhe kohezioni i brendshëm, thelbësorë për të ardhmen në BE dhe NATO

GD
Gazeta Demos16 nëntor 2026 në 12:55
Çitaku: Koordinimi transatlantik dhe kohezioni i brendshëm, thelbësorë për të ardhmen në BE dhe NATO

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, mori pjesë në panelin “E ardhmja e Kosovës në Evropë”, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Strategjisë, së bashku me profesorin Daniel Serwer dhe me moderim të Ylber Bajraktarit.

Gjatë diskutimit, Çitaku theksoi se arritjet më të rëndësishme të Kosovës dhe rajonit kanë ardhur përmes koordinimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Ajo nënvizoi se forcimi i këtij bashkëpunimi mbetet thelbësor për paqen, sigurinë dhe integrimin euroatlantik.

“Ne duam të bashkëpunojmë ngushtë me SHBA-në dhe BE-në. Nuk duam të zgjedhim ndërmjet tyre. Sukseset më të mëdha në rajonin tonë janë arritur kur partnerët transatlantikë kanë vepruar së bashku”, u shpreh Çitaku.

Duke folur për integrimin evropian, ajo shprehu keqardhjen që, një dekadë pas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Kosova nuk ka shënuar përparimin e nevojshëm drejt anëtarësimit në BE. Sipas saj, nevojitet dialog i hapur me partnerët për të përcaktuar hapat e realizueshëm në këtë fazë dhe për të dëshmuar progres të vazhdueshëm.

“Kosova dhe rajoni duhet të paraqiten me sukseset dhe potencialin e tyre. Partnerët tanë duan të shohin përparim. Detyra jonë është ta bëjmë atë të prekshëm, ditë pas dite, për qytetarët dhe për aleatët tanë”, theksoi ajo.

Çitaku nënvizoi se përparimi ndërkombëtar kërkon edhe kohezion të brendshëm, dialog politik dhe përcaktim të qartë të prioriteteve shtetërore, duke ndërthurur synimet e larta me veprime realiste dhe konkrete.

Në lidhje me dialogun me Serbinë, ajo theksoi se rruga e të dyja shteteve do të mbetet më e vështirë deri në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, me njohjen reciproke në qendër.

Çitaku riafirmoi se integrimi euroatlantik është qëllim kombëtar dhe çështje e sigurisë afatgjatë të Kosovës. Në këtë frymë, ajo theksoi rëndësinë e veçantë të anëtarësimit në NATO në rrethanat aktuale të sigurisë dhe vlerësoi kontributin e Ushtrisë së Kosovës në misionet ndërkombëtare.

“Historia e Kosovës në tri dekadat e fundit është e jashtëzakonshme. Nga një vend që kishte nevojë për ndërhyrjen ndërkombëtare për të mbijetuar, sot jemi një shtet që kontribuon për paqen dhe sigurinë në botë. Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, përfundoi Çitaku.

çitakubrendshëmkoordinimi

Më shumë nga Lajme

  • 12:24Vetaksidentohet një veturë në Veternik, policia shihen në vendngjarje
  • 12:14Rasti i rëndë i 26-vjeçares në Prizren, Spitali del me njoftim
  • 12:06Rama njofton se është anuluar takimi në Athinë për “Prishtina 2030”: Kurti dhe Qeveria duhet të japin llogari, ky është skandal
  • 12:05Koci alarmon për sigurinë në Pejë: Rrahje nëpër kafene po ka vazhdimisht, kishte edhe këtë të shtunë – A po pritet me u vra dikush që të merret seriozisht?
  • 11:50Melodia e këngës serbe për Kosovën në Bruksel, Kurti nuk merret me të në mbledhjen e Qeverisë