Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit

GD
Gazeta Demos12 gusht 2026 në 23:02
Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka reaguar lidhur me deklaratat dhe aludimet për një lidhje familjare të tij me personin e arrestuar, duke i cilësuar ato si të pabazuara.

Rrustemi ka dënuar edhe gjuhën kërcënuese dhe fyese të përdorur ndaj Ramush Haradinajt, duke thënë se dallimet politike nuk duhet të shndërrohen në gjuhë të tillë.

Ai ka sqaruar se personin në fjalë nuk e njeh personalisht, ndërsa si emër e ka dëgjuar gjatë viteve të fundit dhe fushatave, duke e përshkruar si ish-ushtar të UÇK-së që jeton prej më shumë se 25 vitesh në Obiliq.

REAGIMI:

Së pari, gjuha e personit në fjalë ndaj Ramush Haradinajt është gjuhë e papranueshme e kësisoj e dënueshme. Ajo gjuhë nuk mund të justifikohet pavarësisht nga kush vjen. Sfera publike ka nevojë më shumë se kurrë për racionalitet. Dallimet në bindje politike nuk mund të rrëshqasin në gjuhë kërcënuese e fyese si kjo ndaj Ramush Haradinajt e ndaj askujt tjetër.

Së dyti, aludimet për lidhje familjare me të arrestuarin janë krejtësisht të pabazuara. Personin në fjalë me pa nuk do ta njihja, por si emër kam dëgjuar. Kam dëgjuar vitet e fundit e gjatë fushatave, si ish ushtar i UÇK-së që jeton mbi 25 vite në Obiliq. As nuk e kam pa e as nuk e kam ditur që ndodhet në Kuvend dhe në cilën kohë sa isha unë aty. Është e vërtetë që unë i kam dajtë nga Dobraja e Madhe, ku Llugiqët janë mbi 300 shtëpi. Si kudo, edhe aty ka lloj lloj personash. Nga persona që nuk kanë mbajtur qëndrimin e drejtë për kombin e vendin, deri te ushtarë të shumtë të UÇK-së, e heroi kombëtar nga kjo familje e nga ky fshat.

Nëna ime ka vetëm dy vllëzër, babai i nënës sime ka qenë djal i vetëm. Asnjëri nga të apostrofuarit nuk janë këta. Prandaj çfarëdo tendence për të lidhur emrin tim me këta emra, është veç një përpjekje për goditje politike, të cilat nuk e ndikojnë veprimtarinë time politike.

Pres që ta tërheqin menjëherë shpifjen deputeti Burim Ramadani dhe mediat e caktuara, përndryshe për këtë rast do të ushtroj menjëherë padi.

ndajrrustemifamiljare

Të ngjashme

Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin

Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin

22:57
Kosova triumfon ndaj Irlandës, Muriqi vendos ndeshjen në minutat e fundit

Kosova triumfon ndaj Irlandës, Muriqi vendos ndeshjen në minutat e fundit

22:36
MURIQIIIIII: Kosova në epërsi ndaj Irlandës

MURIQIIIIII: Kosova në epërsi ndaj Irlandës

22:28
Kosova po luan ndaj Irlandës, ky është reagimi i Amir Rrahmanit

Kosova po luan ndaj Irlandës, ky është reagimi i Amir Rrahmanit

21:49

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Endrit Thaçi publikon foton e Vedat Muriqit me mesazhin për çlirimtarët: Krejt Kosova UÇK!
  • 23:37Kurti pas fitores së Kosovës: Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”
  • 23:27Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim”, reagon djali i Jakup Krasniqit
  • 22:48Tarifat dhe çmimet e ilaçeve, presidentja e Parlamentit Europian: Gjermania të negociojë me administratën Trump
  • 22:31Tasholli: Rinia e ka kap në dorë UÇK-në, s’ka kush që ia heq