Pas më shumë se gjysmë viti, afera ku 1 milion euro të kapura në kufi rezultuan me disa shtetas të Shqipërisë të arrestuar, por nuk u mbajtën në paraburgim, ka marrë kthesë të re.
Është lajmëruar një person i tretë që ka marrë përsipër pronësinë e këtyre parave.
Bëhet fjalë për Fatlind Akifin, i cili më 23 tetor është paraqitur në Prokurorinë Speciale, duke deklaruar se e gjithë shuma i përket atij.
Më 24 shkurt 2026, në pikën kufitare të Merdarës, gjatë kontrollit të një automjeti Mercedes Sprinter, me ngjyrë të bardhë dhe targa të Shqipërisë, në të cilin ndodheshin tre persona, zyrtarët zbuluan një hapësirë të modifikuar brenda automjetit.
Kontrolli më i detajuar nxori në pah një shumë marramendëse parash – plot një milion euro, të fshehura në atë hapësirë.
Paratë u sekuestruan, ndërsa rasti iu kalua hetuesve të krimeve ekonomike, të cilët, me autorizim të Prokurorisë Speciale, nisën hetimet për dyshimet lidhur me prejardhjen dhe transportimin e tyre.




