Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Afërsisht 40 gra raportuan për dhunë nga burri brenda javës

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2026 në 08:28
Afërsisht 40 gra raportuan për dhunë nga burri brenda javës

Java që po lëmë pas ka shpërfaqur sërish një pasqyrë të rëndë të sigurisë së grave në Kosovë, ku rreth 40 prej tyre kanë kërkuar ndihmën e Policisë pas përballjes me dhunë fizike, psikike, kërcënime e ngacmime nga bashkëshortët, ish-partnerët apo anëtarët e familjes.

Sipas të dhënave të nxjerra nga raportet 24-orëshe të Policisë së Kosovës, rastet e raportuara ishin nga Prishtina, Peja, Gjakova e Ferizaj, e deri te Kamenica, Vushtrria, Fushë-Kosova, Deçani, Klina e Shtimja.

Prishtina dhe Peja prijnë me numrin e rasteve

Kryeqyteti mbetet vatrat kryesore e raportimeve me gjithsej 11 raste, i ndjekur nga Peja ku u regjistruan 6 sosh.

Me datë 30, brenda vetëm 24 orëve u denoncuan plot 9 raste të sulmeve dhe dhunës psikologjik në familje.


Raportet e policisë dëshmojnë se një pjesë e konsiderueshme e këtyre sulmeve kanë ndodhur edhe pas ndarjes apo përfundimit të bashkëjetesës. Disa nga viktimat kanë përfunduar në qendra mjekësore për shkak të lëndimeve të marra.

Në një rast në Prishtinë, një nënë bashkë me foshnjën e saj është detyruar të braktisë shtëpinë për të gjetur strehim të sigurt në strehimore.

Nuk kanë munguar as shkeljet e drejtpërdrejta të vendimeve të gjyqësorit. Në Graçanicë, Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka shkelur urdhrin e mbrojtjes, duke i rrezikuar sërish sigurinë ish-partneres së tij përkundër masave të përcaktuara nga gjykata.

Në një rast tjetër në Deçan, pas raportimit për dhunë të vazhdueshme psikike ndaj bashkëshortes, policia ka sekuestruar një armë automatike me një karikator të zbrazët në shtëpinë e të dyshuarit.

Ndërkaq edhe në Pejë, pas raportimit për dhunë të vazhdueshme fizike e psikike ndaj një gruaje dhe kanosje nga vjehrri i saj, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë dhe 252 fishekë. Në këtë rast, dy persona janë arrestuar.

Policia ka ndërmarrë veprime ndaj një numri të të dyshuarve, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Disa të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa për raste të caktuara hetimet janë duke vazhduar.

Tash e disa ditë në Prishtinë po protestohet pas vrasjes së Arlinda Zekajt në fshatin Vitomiricë të Pejës. E ndjera për një kohë kishte raportuar në të gjitha institucionet e drejtësisë për dhunën që po e ushtronte ish-bashkëshorti i saj.

Që nga paslufta janë 97 të vrara, ndërsa vetëm këtë vit duke përfshirë edhe Arlinda Zekajn janë tetë gra të vrara brenda familjes.

Konsiderohet se shumica e grave në Kosovë që përfunduan tragjikisht, paraprakisht kishin raportuar në Policinë e Kosovës për dhunë fizike a psikike.

dhunëbrendakanë

Të ngjashme

Rrahmani: Korrupsion dhe nepotizëm masiv në Qeveri dhe komuna, kurrë më shumë nuk janë punësuar familjarë e nuk kanë vjedhur

Rrahmani: Korrupsion dhe nepotizëm masiv në Qeveri dhe komuna, kurrë më shumë nuk janë punësuar familjarë e nuk kanë vjedhur

20:22
Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada

Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada

18:54
Tensione para Kryeministrisë: Protestuesit hedhin molotovë, policia përgjigjet me gaz dhe ujë

Tensione para Kryeministrisë: Protestuesit hedhin molotovë, policia përgjigjet me gaz dhe ujë

20:36
Nichi hedh akuza ndaj Anjezës se e kanë larguar nga puna – Ja si reagoi ajo

Nichi hedh akuza ndaj Anjezës se e kanë larguar nga puna – Ja si reagoi ajo

17:43

Më shumë nga Lajme

  • 08:56KSHZ konfirmon fitoren e Arkin Jahijit në Bërvenicë – Mbi 200 vota dallim
  • 08:56Dy gra viktima të shkeljes së urdhrave mbrojtës, arrestohen dy të dyshuar
  • 08:49Ligji për Specialen në udhëkryq: PDK-ja kërkon rishqyrtim, VV-ja paralajmëron vetëm dy mundësi procedurale
  • 08:25Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që pritet të shqyrtohen
  • 08:15Ali Ahmeti e quan historike fitoren e kandidatit të AKI në Komunën e Bërvenicës