Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Agjencia e Menaxhimit Emergjent del me njoftim: Këto janë rajonet e prekura nga vërshimet

GD
Gazeta Demos6 janar 2026 në 20:53
Agjencia e Menaxhimit Emergjent del me njoftim: Këto janë rajonet e prekura nga vërshimet

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka dal më të dhëna zyrtare pas vërshimeve në vend, shkak i reshjeve të shiut.

“Rajonet më të prekura:

Fushë Kosovë, Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Gjakovë – vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara.”, thuhet në njoftim

Njoftimi i plotë:

RAPORT SITUATE – VËRSHIME (06.01.2026 | 12:00–15:00)

Sipas informatave nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH), dhe Drejtorive për Shërbime Publike dhe Emergjenca (DSHPE) të koordinuara nga Qendrat Operative Emergjente 112 , situata me vërshime paraqitet e menaxhueshme, me raste të lokalizuara në disa komuna.

Rajonet më të prekura:

Fushë Kosovë, Drenas, Malishevë, Rahovec, Klinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe Gjakovë – vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara.

Në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve, në koordinim me FSK-në.

Në shumicën e komunave të tjera, gjendja është relativisht e qetë dhe stabile, në monitorim të vazhdueshëm.

Të gjitha ekipet e forcave te Mbrojtjes dhe Shpëtimit ,janë në terren dhe situata po monitorohet vazhdimisht nga sistemi i komunikimit emergjent Agjencisë Menaxhimit Emergjent.

Apel për qytetarët:

Mos kaloni në zona të vërshuara

Raportoni çdo rrezik në numrin unik emergjent 112

Ndiqni vetëm njoftimet zyrtare

Siguria e qytetarëve mbetet prioritet për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.

vershimet

Më shumë nga Lajme

  • 13:59Gërvalla reagon për vrasjen e dyfishtë në Gjilan: Duhet të parandalojmë tragjeditë e tilla
  • 13:55Kurti në takim me Myftiun Tërnava, pjesë e diskutimit edhe çështja e apelit në Hagë
  • 13:55Ambasadori i ri amerikan në Tiranë shkon në SPAK, shfaqet krah kryeprokurorit
  • 13:24“Urime, çlirimtarë!”: Vlora Çitaku uron Thaçin, Veselin e Krasniqin në 27 vjetorin e PDK-së
  • 12:57KFOR-i zhvillon marshime malore në Kosovë, synon rritjen e gatishmërisë së ushtarëve