Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ahmeti thirrje Shqipërisë e RMV-së: Rishikojeni Rezolutën e Këshillit të Evropës për Specialen

GD
Gazeta Demos7 gusht 2025 në 18:11
Ahmeti thirrje Shqipërisë e RMV-së: Rishikojeni Rezolutën e Këshillit të Evropës për Specialen

Një nga ish-themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, në protestën “kundër padrejtësive në Hagë” tha se Gjykata Speciale në vend që t’i shërbejë të drejtës, ajo i ka shërbyer paragjykimit.

Ahmeti tha se Specialja ka hetuar dhe gjykuar padrejtësisht vetëm një palë dhe sipas tij, e ka përjashtuar sistematikisht dhunën shtetërore serbe, e që tha se është burim i gjenocidit dhe krimeve të luftës që Serbia bëri në Kosovë.

“Për më tepër, ajo bashkëpunon me strukturat shtetërore të Serbisë okupatore, duke pranuar si ‘prova akuze’ materialet që ofrojnë, ata që kanë kryer krime”.

“Kërkojmë që përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që janë në Këshillin e Evropës, të kërkojnë rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Evropës së vitit 2011, sepse deri më tash është vërtetuar nga shumë drejtime se kurrë nuk ka ndodhur trafikim i organeve njerëzore nga UÇK-ja, mbi të cilën të pavërtetë është kërkuar me pa të drejtë formimi i Gjykatës Speciale”, tha Ahmeti.

Tutje, Ahmeti tha se shqiptarët nuk pranojnë që historia e tyre të shkruhet nga të huajt, e aq më pak, siç tha ai, nga një gjykatë që s’është kompetente për këtë dhe që i ka humbur integriteti.

Më shumë nga Lajme

  • 15:36Nëna Stanë mes mirënjohjes dhe harresës
  • 15:19BE reagon sërish: Gjykata Speciale po vendo drejtësi, bazuar në parimin dhe përgjegjësitë individuale penale
  • 15:18Bllokimi i minatorëve, Zema - Qeverisëj: Mashtrimi nuk është zgjidhje
  • 14:44Kurti për takimin me Presidenten: E falënderova që na gëzoi duke pranuar këtë përgjegjësi
  • 14:32Gazi lotsjellës pa afat, Ramadani kërkon hetime: Secili duhet të japë përgjegjësi