Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë–Berat, tre persona të plagosur, një në gjendje të rëndë

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 16:45
Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë–Berat, tre persona të plagosur, një në gjendje të rëndë

Një aksident i trefishtë është regjistruar këtë pasdite në aksin nacional Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtëbardhë. Sipas të dhënave paraprake, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, një prej makinave ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tokat bujqësore, duke mbetur e bllokuar në një kanal, ndërsa dy automjetet e tjera kanë mbetur në rrugë.

Nga aksidenti janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se njëri prej të plagosurve është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Burime paraprake nga vendngjarja bëjnë me dije se dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e plotë të aksidentit.

aksidenttrefishtëaksin

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja brenda LDK-së: Ka ardhur koha për një fillim të ri
  • 23:35KFOR-i zhvillon stërvitje për evakuimin e qenve të lënduar me helikopter në Kosovë
  • 23:22Dëmet nga protestat në Tiranë, Tatimet identifikojnë 127 biznese të prekura, vlera arrin në 2.15 milionë euro
  • 22:54Abdixhiku: Vendimi në Hagë s’e dënon UÇK-në, gabim të thuhet kjo
  • 22:33Bashkëpunimi Ukrainë-Finlandë, Zelensky: Marrëveshja për dronët po jep rezultate