Një aksident ka ndodhur sonte në rrugën Lushnje - Berat.

Bëhet e ditur se dy shtetas nga Bangladeshi, të cilët ishin me motor, kanë përfunduar në një kanal.

Njëri prej tyre ka qenë në gjendje më të rëndë dhe ka shkuar në spital ku ka marrë dhe ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.