Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të lartë të PDK-së për SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, raporton GazetaBlic.

Ai i ka cilësuar këto deklarata si të papërgjegjshme, duke theksuar se Kosova duhet të ruajë dhe forcojë marrëdhëniet me aleatët e saj strategjikë.

“Gjuha e papërgjegjshme e zyrtarëve të lartë të PDK-se ndaj SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është e rrezikshme dhe e dëmshme.
Kosova duhet t’i ruajë dhe t’i forcojë marrëdhëniet me aleatët e saj strategjikë. Kritikat mund të bëhen, por gjuha që dëmton raportet me partnerët tanë duhet të shmanget”, shkruan Bajqinovci në Facebook.