Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së dielës në rrugën Vushtrri–Polac, ku një veturë është rrokullisur.
Nga ky aksident, dyshohet se katër persona kanë pësuar lëndime.

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së dielës në rrugën Vushtrri–Polac, ku një veturë është rrokullisur.
Nga ky aksident, dyshohet se katër persona kanë pësuar lëndime.
Policia e Kosovës, sipas Klanit, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka kryer ekzaminimet e nevojshme dhe po heton rrethanat që çuan deri te aksidenti.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve apo shkaqet e aksidentit.