Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksident tragjik në Qafën e Valbonës, operacion i përbashkët kërkim-shpëtimi Kosovë–Shqipëri përfundon me sukses pas 18 orësh

GD
Gazeta Demos17 shtator 2025 në 23:15
Aksident tragjik në Qafën e Valbonës, operacion i përbashkët kërkim-shpëtimi Kosovë–Shqipëri përfundon me sukses pas 18 orësh

Një operacion i ndërlikuar kërkim-shpëtimi është zhvilluar në Qafën e Valbonës pas një aksidenti fatal që përfshiu një turist nga Mbretëria e Holandës.

Më 16 shtator 2025, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) mori një thirrje urgjente nga kolegët e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë (ShKShMSh)stacioni Tropojë, për një incident të rëndë malor.

Sipas të dhënave paraprake, turisti kishte rënë nga një lartësi mbi 100 metra në një kodër panoramike në anën juglindore të Qafës së Valbonës një vend i njohur për frekuentim të lartë nga turistët duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

I plotë:

Me datën 16.09.2025 Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka marrë një thirrje urgjente nga kolegët e Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor i Shqipërisë (ShKShMSh) – stacioni Tropojë për një aksident në Qafën e Valbonës.

​Menjëherë, një skuadër e ShKShMK-së u nis drejt vendit të ngjarjes për të nisur operacionin e kërkim-shpëtimit. Ky operacion u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shtetërore Shqiptare, duke përfshirë Policia e Shtetit , Agjencinë Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave dhe Forcat Ajrore Shqiptare – Ministria e Mbrojtjes.

​Një ekip i ShKShMK-së dhe Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor i Shqipërisë , të pajisur me mjete specializuara, u transportuan në Qafën e Valbonës me helikopter. Aty u hartua një plan për t’iu afruar viktimës.

Sipas të dhënave paraprake, viktima, shtetas i Mbretërisë së Holandës, ndodhej në një kodër panoramike në anën juglindore të qafës së Valbonës, një vend i njohur dhe i frekuentuar gjerësisht nga turistët. Ai kishte rënë nga një lartësi mbi 100 metra duke gjetur vdekje të menjëhershme.

Ekipet e shpëtimit malor ngritën sisteme sigurie me litarë për t’iu qasur trupit të pajetë të turistit. Më pas, trupi u tërhoq nga faqja shkëmbore me teknika të litarëve në një vertikale rreth 140m deri te kurrizorja e greminës.

Pas terheqjes së trupit, ishte planifikuar transportimi i viktimës me helikopter, por nuk arriti të realizohej për shkak të errësirës.

Në ditën tjetër 17.09.2025 kushtet e vështira të motit me mjegull të dendur nuk lejuan përsëri transportimin e viktimës nga pika ku ishte vendosur trupi, dhe u mor vendimi për ta evakuuar trupin në këmbë deri pranë burimit të Valbonës (Lugu i Valit), ku helikopteri mundi të afrohej zonës dhe të ateronte.

​Operacioni zgjati 18 orë dhe u përmbyll me evakuimin e viktimës.

I përgëzojmë të gjithë shpëtuesit dhe zyrtarët për shpirtin human,gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar.

Ngushëllime të sinçerta familjarëve të viktimës.

©️ ShKShMK

turistvdekje

Të ngjashme

Rasti paradoksal i amerikanes së dënuar me vdekje: Pas tentimit për ekzekutim, mjekët po luftojnë për t’ia shpëtuar jetën

Rasti paradoksal i amerikanes së dënuar me vdekje: Pas tentimit për ekzekutim, mjekët po luftojnë për t’ia shpëtuar jetën

10:05

Më shumë nga Lajme

  • 08:12Tasholli: “Liria ka Emër” nuk ndalet, synojmë peticion me mbi 500 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së
  • 08:06Parashikimi i motit sot, 04.10.2026
  • 23:47Ligje të rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit
  • 23:39“OVL -PDK jeni armiku kryesor për mbrojtjen e krerëve në Hagë, s’latë gjë pa bërë qe 27 vjet”, reagon bashkëshorti i Albulena Haxhiut
  • 22:35Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Historia duhet të shërbejë si udhërrëfyes