Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Aksidenti i merr jetën 20-vjeçarit shqiptar

GD
Gazeta Demos31 tetor 2026 në 20:04
Aksidenti i merr jetën 20-vjeçarit shqiptar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën 20-vjeçari Thomas Qirjaj, me origjinë shqiptare, pas një aksidenti të rëndë në autostradën A1.

Aksidenti ndodhi në orët e para të së premtes, më 30 tetor, pranë zonës së Melegnano-s, në drejtim të San Giuliano Milanese.

Sipas mediave italiane, i riu po udhëtonte së bashku me katër miq në një automjet tip Volvo, me targa zvicerane. Pasi kaluan barrierën e autostradës, makina humbi kontrollin dhe u përplas me ndarësen që ndan korsitë e lëvizjes.

Pas përplasjes, Thomas doli nga automjeti për të vendosur trekëndëshin e emergjencës dhe për të sinjalizuar rrezikun për drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Por në ato momente, ai u godit nga një fuoristradë tip SUV, e drejtuar nga një 25-vjeçar nga Modena, i cili, sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, nuk arriti ta dallonte të riun në rrugë deri në momentin e fundit.

Përplasja ishte tepër e rëndë. 20-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin Predabissi, në Vizzolo, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Katër miqtë që udhëtonin me të nuk pësuan dëmtime të rënda.

Thomas Qirjaj kishte lindur në Piacenza dhe jetonte me prindërit e tij në Caorso, në provincën e Piacenzës. Ai vinte nga një familje me origjinë shqiptare dhe ishte fëmijë i vetëm. Në muajin dhjetor do të mbushte 21 vjeç.

Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur komunitetin ku jetonte. Kryetarja e bashkisë së Caorso-s, Roberta Battaglia, shprehu ngushëllimet për familjen, duke e kujtuar Thomasin si një të ri që e kishte parë të rritej dhe që ishte integruar mirë në komunitet.

I riu kishte qenë gjithashtu i angazhuar në futbollin amator, ndërsa klubi ku kishte luajtur vendosi të anulonte ndeshjen e planifikuar në shenjë zie.

Policia Rrugore italiane dhe Prokuroria e Lodit kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit. Autoritetet po shqyrtojnë shkaqet që çuan në përplasjen fillestare të automjetit Volvo me ndarësen e autostradës, si dhe rrethanat në të cilat fuoristrada goditi të riun.

Sipas mediave italiane, drejtuesit të SUV-it do t’i nënshtrohet edhe analizave toksikologjike, në kuadër të procedurave hetimore./Top Channel

aksidentijetënmerr

Më shumë nga Lajme

  • 20:42ASK publikon të dhënat: Çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë shënojnë rritje gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026
  • 20:39Ish-kryeministri britanik: Evropa nuk mund të mbështetet gjithmonë në SHBA-në për mbrojtjen e saj
  • 20:36Tensione para Kryeministrisë: Protestuesit hedhin molotovë, policia përgjigjet me gaz dhe ujë
  • 20:23Tragjedi në Shqipëri: Rrotullohet automjeti, vdes një shtetas nga Kosova, lëndohet vëllai i tij
  • 20:15Protesta në Prishtinë, protestuesit ndezin zjarre për t’u ngrohur