Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aksidentohet rëndë një person në Prizren – ishte duke vozitur trotinet kur u përplas me derën e një veture

GD
Gazeta Demos26 korrik 2025 në 08:57
Aksidentohet rëndë një person në Prizren – ishte duke vozitur trotinet kur u përplas me derën e një veture

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, ku një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 12:46, viktima, një mashkull kosovar, ishte duke lëvizur me trotinet kur është përplasur me derën e një veture të ndalur, të cilën në atë moment e kishte hapur një pasagjer.

Si pasojë e përplasjes, viktima është lënduar rëndë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

I dyshuari, pasagjeri i veturës është arrestuar me vendim të prokurorit dhe është dërguar në mbajtje.

“Rr. Zahir Pajaziti, Prizren 25.07.2025 – 12:46. Një person mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda trupore derisa ishte duke lëvizur me trotinet dhe është ndeshur në derën e një veture që ishte e ndalur, të cilën e kishte hapur i dyshuari mashkull kosovar, që ishte pasagjer në veturë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, njofton PK.

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona