Lëvizja Revolta ka zhvilluar një aksion simbolik para Qeverisë, pak orë para se të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës.
Aktivistë të kësaj Lëvizjeje kanë vendosur para Qeverisë një fotografi të një polici me fytyrën e ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, me një kapelë të kuqe.
Në njoftimin e Lëvizjes për aksionin thuhet se për gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës, sot do të ishte dita e pestë e punës, por fatkeqësisht sipas tyre Ministria nuk ka arritur t’i sigurojë kapelat për diplomim me 1 nëntor dhe se ceremonia është shtyre për sot.
“Jo sepse me 6 nëntor do të vinin kapelat e reja, por sepse brenda pesë ditësh arritën të siguronin huazimin e kapelave të vjetra të policëve në detyrë, deri në përfundimin e ceremonisë. Pyetja që na sillet ndër mend është: Kush i hëngri kapelat?”, thuhet në njoftim.



