Një operacion disa mujor i zhvilluar nga institucionet e sigurisë ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike në Kosovë. Katër persona, përfshirë shtetas të Kosovës, Serbisë dhe Shqipërisë, kanë përfunduar në pranga nën dyshimet për trafikim të narkotikëve.
Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
“Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në komunikatë.
