Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet Xh.Sh., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Dhunimi”, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, Departamenti për Krime të Rënda dyshon se i pandehuri, më 22 dhe 23 shkurt 2026 , në Pejë, në cilësinë e bashkëshortit të viktimës, përmes përdorimit të forcës dhe kanosjes, e ka detyruar atë të kryejë veprime seksuale pa pëlqimin e saj.
Në aktakuzë thuhet gjithashtu se i pandehuri, gjatë një periudhe të caktuar kohore, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke cenuar sigurinë dhe mirëqenien e saj brenda marrëdhënies familjare.
