Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Alarmon psikiatri: Nga mosha 10 vjeçare ka raste të përdorimit të drogës

GD
Gazeta Demos26 shtator 2026 në 16:31
Alarmon psikiatri: Nga mosha 10 vjeçare ka raste të përdorimit të drogës

Përdorimi i substancave narkotike po prek fëmijë në mosha gjithnjë e më të reja. Psikiatri Burim Meta thotë se në praktikën e tij ka trajtuar raste që kanë nisur të eksperimentojnë me drogë që në moshën 10 vjeçare.

Në një intervistë për emisionin “Shëndeti Sot”, Meta tha se gjatë 10 viteve të fundit është ulur ndjeshëm mosha e personave që fillojnë përdorimin e substancave narkotike.

Sipas tij, nëse para 10 viteve përdorimi niste kryesisht në moshën 20-22 vjeçare, tash ka raste që nisin rreth 10 vjet më herët.

“Në praktikën time profesionale kam pasur rastin që edhe nga mosha 10 vjeçe ka filluar të eksperimentojë me substancat narkotike. Do të thotë, në këtë 10-vjeçarin e fundit kemi rënie të moshës së përdorimit të substancave për 10 vite. Është zvogëluar mosha”, tha Meta.

Ai theksoi se përdorimi i substancave narkotike në moshë të hershme mund të shkaktojë pasoja si në shëndetin mendor, ashtu edhe në atë fizik.

“Nëse para 10 viteve përdorimi i substancave ka qenë nga mosha 20-22 vjeçare, tash kjo moshë është zvogëluar për 10 vite. Dhe kjo natyrisht pastaj bën probleme në shëndetin mendor, bën probleme edhe në shëndetin trupor”, deklaroi ai.

Psikiatri bëri thirrje që shëndeti mendor të trajtohet me të njëjtën rëndësi sikurse shëndeti fizik.

“Kur kemi edhe dhimbje shpirtërore duhet të marrim terapi e cila të ndihmon të shërosh shpirtin. Për shkak se është interesante, raste të tilla, ne po që se bëjmë ekzaminime ato dalin mirë, por në gjuhën e shëndetit mendor ne shohim një shpirt të dëmtuar. Shohim një zemër të thyer në kontekst të shprehjes sonë psikiatrike dhe kjo natyrisht pastaj duhet të shërohet përmes psikoterapive”, tha Meta.

Ai shtoi se trajtimi nuk është i lehtë, por rezultatet mund të jenë të mira përmes kombinimit të medikamenteve dhe psikoterapisë.

“Nuk është e lehtë, por natyrisht ne e bëjmë. E bëjmë mirë, përmes medikamenteve që tashmë psikofarmakologjia ka avancuar shumë, terapi të cilat janë adekuate për moshën e caktuar. Gjithashtu ne bashkëpunojmë më pastaj edhe përmes psikoterapisë me psikologun dhe arrijmë rezultate të mira”, tha psikiatri Burim Meta./

moshavjeçareraste

Të ngjashme

Mbyllet pjesa e parë - Kosova me plot raste por shkon në pushim baras

Mbyllet pjesa e parë - Kosova me plot raste por shkon në pushim baras

21:33

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore
  • 23:35Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin
  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK