Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar 25 zyrtarët policorë të rënë në detyrë, duke vlerësuar sakrificën dhe përkushtimin e tyre për rendin, sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Kurti ka bërë homazhe për heronjtë Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku, ndërsa ka theksuar se uniforma e Policisë së Kosovës është simbol i shërbimit ndaj Republikës.