Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Albin Kurtin dhe Edi Ramën i bashkon Armenia

GD
Gazeta Demos3 maj 2026 në 22:41
Albin Kurtin dhe Edi Ramën i bashkon Armenia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka marrë pjesë në darkën e shtruar nga presidenti i Armenisë, Vahagn Khachaturyan .

“Në pritjen zyrtare u mirëprita nga Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, dhe Kryetari i Kuvendit, Alen Simonyan. Gjatë mbrëmjes pata bashkëbisedime me liderë dhe përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse, ku u shkëmbyen ide, pikëpamje dhe qëndrime mbi zhvillimet aktuale në Evropë dhe më gjerë, si dhe mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Kurtit.

Kurti njofton tutje edhe se ka zhvilluar bashkëbisedim, mes tjerash, edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

“Në këtë kuadër, bisedova me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, Presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, Zëvendëspresidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović, Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun H. Sinirlioğlu, Kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot Zamora, anëtarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Bećirović, Kryeministren e Lihtenshtajnit, Brigitte Haas, si dhe me liderë të tjerë evropianë”, përmbyllet njoftimi.

Kurti dhe Rama kanë ftohur raportet tash e sa vite, për shkak të mospajtimeve të vazhdueshme në politikë. Rama së fundmi është parë më i afërt me ish-presidenten Vjosa Osmani.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 18:47PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën
  • 18:31Vdekjet në KEK, Hoti: Tragjeditë kërkojnë përgjegjësi, jo përfitim politik – për keqardhje akuzat që po vijnë nga deputetët e Kuvendit
  • 18:30Ebola përhapet me shpejtësi, mbi 2 500 viktima në Kongo
  • 18:09“Çfarë dështimi”: Bajrami kritikon Ministrinë për tekstet shkollore
  • 17:58Verdikti për krerët e UÇK, Tahiri: Mundësi e mirë që partitë politike ta japin mbështetjen për Hashim Thaçin President