Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aleanca i reagon Rizvanollit: Në vend se të mbash përgjegjësi, po përpiqesh ta fshehësh bashkëpunimin me Serbinë

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 14:56
Aleanca i reagon Rizvanollit: Në vend se të mbash përgjegjësi, po përpiqesh ta fshehësh bashkëpunimin me Serbinë

Aleanca i ka reaguar ministres Artane Rizvanolli, duke thënë se e njëjta po përpiqet të fsheh skandalet e saj dhe bashkëpunimin me Serbinë.

Në këtë reagim, Aleanca ka thënë se dokumenti i Rizvanollit është i datës 17 prill, derisa Qeveria Haradianj është votuar më 9 shtator 2017.

Reagimi i plotë:

Deputetja Rizvanolli, e cila jashtëligjshëm ka uzurpuar postin e Ministres, për të cilën do të japë përgjegjësi, po përpiqet t’i fshehë skandalet e saj aktuale të bashkëpunimit me Serbinë.

Dokumenti që deputetja Rizvanolli ka publikuar në profilin e saj zyrtar i takon datës 17 prill 2017, ndërsa Qeveria Haradinaj është votuar më 9 shtator 2017, plot pesë muaj pas dokumentit të cilit ajo po i referohet.

Në vend që të merret me dështimet dhe bashkëpunimet e saj skandaloze, ministrja duhet t’u përgjigjet qytetarëve se edhe sa punëtorë të tjerë të ndërmarrjeve publike po i kërcënojnë me largim nga puna, vetëm pse po ua shfaqin skandalet dhe po guxojnë të thonë të vërtetën në rrjete sociale, siç është rasti i fundit në Trainkos.

Tregojini opinionit se pse edhe sot e kësaj dite, këta ekspertë nga Serbia gjenden dhe operojnë lirshëm brenda hapësirave të Trainkos.

Nuk pritet asgjë përpos gënjeshtrave prej njerëzve që ilegalisht i kanë uzurpuar institucionet e shtetit dhe për të cilët, e ritheksojmë edhe një herë, se do të japin përgjegjësi.

aleancapërgjegjësiserbinë

Të ngjashme

“Nuk dialogojmë me Serbinë, nuk importojmë produkte nga Serbia -krejt i banën, patriota me bateria të lodhta” Muharremi kritikon VV-në

“Nuk dialogojmë me Serbinë, nuk importojmë produkte nga Serbia -krejt i banën, patriota me bateria të lodhta” Muharremi kritikon VV-në

11:56
Aleanca mbledh Kryesinë, pas takimit Gjini mban konferencë për media

Aleanca mbledh Kryesinë, pas takimit Gjini mban konferencë për media

10:51
Aleanca mban sot mbledhje të Kryesisë

Aleanca mban sot mbledhje të Kryesisë

08:02
Zhvillimet e fundit, Aleanca thërret mbledhjen e kryesisë dhe konferencë për media

Zhvillimet e fundit, Aleanca thërret mbledhjen e kryesisë dhe konferencë për media

18:46

Më shumë nga Lajme

  • 12:53IKShPK: 147 raste të fruthit në Kosovë, 10 të reja vetëm gjatë javës së fundit
  • 12:46Dogana sekuestron mbi 2 mijë e 500 pako barnash pa banderola RKS, vlera mbi 20 mijë euro
  • 12:34Ndryshon lokacion “Pazari i Kerreve”, zhvendoset në Bërnicë të Poshtme
  • 12:33Sulm me armë në Montana, disa persona të vrarë – mes tyre edhe fëmijë
  • 12:32Doganat e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut thellojnë bashkëpunimin, Llugaliu: Rezultate shumë pozitive