Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Aleanca themelon Shkollën Politike, Besnik Tahiri do ta udhëheqë

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 20:06
Aleanca themelon Shkollën Politike, Besnik Tahiri do ta udhëheqë

Aleanca ka vendosur që të themelojë Shkollën Politike, një nismë që synon edukimin politik të gjeneratave të reja dhe përgatitjen e liderëve të ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë partia pas mbledhjes së radhës të kryesisë, ku është vendosur që kjo shkollë të udhëhiqet nga nënkryetari i parë i partisë, Besnik Tahiri.

Në njoftim, Aleanca ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për lansimin e ueb-faqes së re zyrtare të partisë, si dhe për vazhdimin e aktiviteteve në terren.

Sa i përket zhvillimeve politike në vend, Aleanca ka ritheksuar se do të vazhdojë të jetë në opozitë, duke deklaruar se do t’i mbrojë interesat e qytetarëve dhe të shtetit.

Aleanca ka shprehur gjithashtu shqetësim për gjendjen energjetike në Kosovë, duke pretenduar se vetëm gjatë muajit shtator vendi ka importuar energji elektrike në vlerë prej 27 milionë eurosh, ndërsa shpenzimet për importin e rrymës gjatë më pak se gjashtë vjetëve kanë kaluar një miliard euro.

Për këtë çështje, Grupi Parlamentar i Aleancës ka paralajmëruar thirrjen e një interpelance në Kuvend, me qëllim që, sipas partisë, të kërkohet llogaridhënie për menaxhimin e sektorit të energjisë.

Në mbledhje është diskutuar edhe për Ligjin për Gjykatën Speciale, me ç’rast AAK-ja ka ritheksuar qëndrimin e saj lidhur me këtë çështje dhe mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare. 

aleancapolitikeshkollën

Të ngjashme

Sa euro u shpenzuan nga Aleanca për tre muaj?

Sa euro u shpenzuan nga Aleanca për tre muaj?

11:18
Vesa Luma bën thirrje para protestës: Nesër na lini vetëm ne qytetarëve, mos e përdorni për qëllime politike

Vesa Luma bën thirrje para protestës: Nesër na lini vetëm ne qytetarëve, mos e përdorni për qëllime politike

08:48
Izraeli voton, Netanyahu përballet me një betejë vendimtare për të ardhmen politike

Izraeli voton, Netanyahu përballet me një betejë vendimtare për të ardhmen politike

08:17
Seanca e jashtëzakonshme, Pal Lekaj shpërthen ndaj pushtetit dhe opozitës: “Dështakë!”

Seanca e jashtëzakonshme, Pal Lekaj shpërthen ndaj pushtetit dhe opozitës: “Dështakë!”

18:17

Më shumë nga Lajme

  • 21:13Hoxhaj për vendimin e PDK-së: Gabim fatal që u kërkua tërheqja e Ligjit për Specialen
  • 21:11Dalin pamje nga aksidenti i rëndë në Zhur të Gjakovës, pesë persona të lënduar
  • 21:08Aksident i rëndë në Gjakovë, pesë të lënduar - një grua dhe një fëmijë në gjendje të rëndë
  • 20:41Shiroka-Pula çmon kontributin e Austrisë në KFOR
  • 20:33Aleanca e përsërit: Do të thërrasim interpelancë për 1 miliardët e shpenzuara për rrymë për 6 vjet