Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ali Ahmeti: Gjuha shqipe është në rrezik, duhet t’i dalim zot – pa shqiptarët Maqedonia i ka ditët e numëruara

GD
Gazeta Demos14 prill 2026 në 16:32
Ali Ahmeti: Gjuha shqipe është në rrezik, duhet t’i dalim zot – pa shqiptarët Maqedonia i ka ditët e numëruara

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, një prej partive kryesore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, tha se gjuha shqipe atje është “në rrezik”.

Gjatë një paneli diskutimi në Samitin e Diasporës në Tiranë, ku, ndër të tjerë, morën pjesë edhe kryediplomatët e Kosovës dhe Shqipërisë, Ali Ahmeti tha se gjuhës shqipe “duhet t’i dalim zot të gjithë”.

“Sa i takon gjuhës shqipe në Maqedoni, është një rrezik i vërtetë që mendoj që duhet t’i dalim zot të gjithë gjuhës që e flasim të gjithë”, tha ai.

Ahmeti tha se gjuha shqipe në RMV është e garantuar me Marrëveshjen e Ohrit të gushtit të vitit 2001 që i dha fund luftës në Maqedoninë e Veriut. Ajo marrëveshje siguroi, ndër tjerash, që shqipja të bëhej gjuhë zyrtare dhe të rritej pjesëmarrja e shqiptarëve në institucionet qeveritare, polici e ushtri.

Ai tha se ajo marrëveshje u nënshkrua dhe “garantua” edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO dhe se është e përbashkët përgjegjësia për ta mbrojtur atë.

“Përgjegjësinë e kemi të përbashkët: Washington, Bruksel, NATO, forcat politike shqiptare, forcat politike maqedone. Maqedonia ka ardhmëri në bashkjetetsë, në bashkqeverisje vetëm me shqiptarët. Pa shqiptarët, Maqedonia nuk mund të mbijetojë dhe ditët i ka të numëruara”, tha Ahmeti.

Ali Ahmeti

Më shumë nga Lajme

  • 14:23Çështja e presidentit/ Kurti dhe Abdixhiku takohen pasdite
  • 14:19Komunat paralajmërojnë protestë, Murati: Vitin tjetër do t’u ndahen 907 milionë euro
  • 14:16Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së
  • 13:39Ironia e gjykatësit që dënoi me vdekje Assadin: Dikur ishte dënuar me vdekje nga regjimi i tij
  • 13:24Haxhiu: Refuzimi i takimeve s’është rrugë drejt marrëveshjes, të kontribuojmë për president konsesual