Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ali Ahmeti: Në Arau të Zvicrës u vendos që të gjitha njësitet të vepronin nën një mekanizëm – UÇK-në

GD
Gazeta Demos24 gusht 2026 në 22:51
Ali Ahmeti: Në Arau të Zvicrës u vendos që të gjitha njësitet të vepronin nën një mekanizëm – UÇK-në

Ali Ahmeti ka rrëfyer detaje nga organizimi i lëvizjes shqiptare dhe procesi që, sipas tij, çoi në unifikimin e njësive të rezistencës nën emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Në emisionin “Debat Plus”, në ciklin “Dosjet”, Ahmeti foli edhe për një telefonatë që kishte pasur me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, në fillim të viteve ’90.

“Unë kam pasur vetëm një bisedë të shkurtër me Adem Jasharin, që më paraqitet prej Tiranës. Na thotë: ‘Na keni lënë në rrugë’. I them: ‘Po, përse ju kemi lënë në rrugë?’. Duhet me na dalë zot, me na pajis, me na rregullu kështu”, rrëfeu Ahmeti.

Ai tha se biseda kishte ndodhur përmes telefonit dhe se nuk e kishte takuar fizikisht më herët Adem Jasharin.

“Me telefon, prej Tiranës. Ose ’92-ta ka qenë, me siguri ’92-ta ka. Krejt tabelarët i ka Shqipëria. Krejt komunikimet i ka Shqipëria”, tha Ahmeti.

Sipas tij, pas kësaj bisede nuk ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë me Jasharin, por ka vazhduar bashkëpunimin me bashkëluftëtarët e tij.

“Jo, kemi pasur me bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, të cilët kanë qenë të angazhuar në lëvizje, me Sami Lushtakun, me Ilaz Kodrën, me Abedin Rexhën, me Rafet Ramën. Këta kanë qenë drejtpërdrejt të kyçur dhe kemi punuar bashkë”, deklaroi ai.

Duke folur për mbledhjen në Arau të Zvicrës, ku sipas tij u unifikua emërtimi UÇK, Ahmeti tha se vendimi ishte rezultat i analizave dhe diskutimeve të udhëheqjes së atëhershme të lëvizjes.

“Nuk ka lëvizje që s’kemi studiuar ushtarake. Kemi studiuar të gjitha luftërat dhe të gjitha lëvizjet. Dhe kemi ardhur në përfundim që lëvizja jonë e rezistencës nuk duhet të shndërrohet në një lëvizje të karakterit të IRA-s, të ETA-s”, tha Ahmeti.

Ai theksoi se një nga arsyet ishte shmangia e dëmtimit të civilëve.

“Jo vetëm për shkak të rrezikut që do të quhej terroriste, por do të vrisje njerëz të pafajshëm. Ti e bën një aksion, po në atë aksion mund të pësojnë 10, 15 civilë, fëmijë, gra. Dhe analiza jonë përfundimtare është që ne duhet ta fusim në përplasje popullin”, u shpreh ai.

Ahmeti tregoi edhe një rast që, sipas tij, kishte ndikuar në këtë analizë, kur një pako me dinamit e vendosur për rrëzimin e një monumenti në Prizren ishte marrë nga fëmijët.

“Fati që një shok që e ka përgatitur bombën, ai vetë ka qenë. Kur i thotë kështu, kështu me paketë edhe bën diçka tiktak, këtë e lëshon toka. Vrap shkon edhe i pret telat. Ky ka qenë momenti i fundit. S’ka nevojë për Algjeri edhe për raste të tjera. Sepse u vërtetua e tërë analiza që ne e kemi bërë, se ne na duhet rezistencë popullore”, rrëfeu Ahmeti.

Ai përmendi edhe rastin e Nait Hasanit, për të cilin tha se kishte planifikuar një aksion me eksploziv në Beograd.

“Nait Hasani që përgatitej të hyjë me bomba në Komitet Qendror, ta hedhë në erë. Kamikaz. Tani, jo, se e humbim një shok që mund të fitojë një luftë, assesi”, deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, mbledhja në Arau ishte e rëndësishme për unifikimin e njësive të ndryshme.

“Ekziston, s’ekziston Ushtria Çlirimtare e Kosovës. I organizon UDB-a, i organizon Jugosllavia. Ishte momenti që duhej t’i vihej një kapak. Të gjitha njësitet, nga Rrafshi i Dukagjinit, Drenica, Llap, Rrafshi i Kosovës, duhej të vepronin nën një mekanizëm, Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Ahmeti.

“Aty e merr emrin UÇK. Punë kolegjiale ka qenë. Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e ke si rezultat i punës, mendimit, analizës së kryesisë së atëhershme që ka qenë jashtë vendit”, shtoi ai.

Ahmeti përmendi edhe disa nga emrat që, sipas tij, ishin pjesë e kryesisë së atëhershme, duke theksuar rolin e Fazli Veliut, Emrush Xhemajlit, Gafurr Elshanit dhe Xhavit Halitit.

Ai foli edhe për komunikatën e parë dhe mënyrën e shpërndarjes së saj.

“E kemi blerë një makinë shkrimi në Luzern. Emrush Xhemajli ka qenë ai që e ka shkruar. Komunikata numër 11, nëse nuk gaboj, është shpërndarë në Shkup dhe në të gjithë hapësirat e Jugosllavisë”, tha Ahmeti.

Sipas tij, më pas organizimi i UÇK-së u forcua dhe u zgjeruan njësitet në terren.

“Na bëri edhe më të fortë kjo situatë, më të pandalshëm, në përforcim të radhëve, deri në përforcim të grupeve të Drenicës”, deklaroi Ahmeti.

Në fund, ai vlerësoi rolin e NATO-s, SHBA-së dhe vendeve evropiane në përfundimin e luftës në Kosovë.

“Jemi mirënjohës një jetë të jetëve NATO-s, Amerikës, vendeve të Bashkimit Evropian, për këtë solidaritet”, tha Ahmeti, duke shtuar se ndërhyrja e aleatëve kishte ndihmuar në ndërprerjen e gjenocidit në Kosovë.

ahmetikemiarau

Të ngjashme

“Na keni lënë në rrugë”: Ali Ahmeti rrëfen telefonatën me Adem Jasharin dhe unifikimin e UÇK-së

“Na keni lënë në rrugë”: Ali Ahmeti rrëfen telefonatën me Adem Jasharin dhe unifikimin e UÇK-së

22:45
Ahmeti: Pos UDB-së, asnjë nuk kishte interes për vrasjen e Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës

Ahmeti: Pos UDB-së, asnjë nuk kishte interes për vrasjen e Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës

21:18
Kushëriri i Jetlirës pas tragjedisë në Malishevë: Nuk kemi dëgjuar kurrë se çifti kishte probleme

Kushëriri i Jetlirës pas tragjedisë në Malishevë: Nuk kemi dëgjuar kurrë se çifti kishte probleme

13:45

Më shumë nga Lajme

  • 23:51Nasim Haradinaj reagon ndaj lajmit maqedonas për deklaratat e tij: Me këtë ndihmën e tyre, po na bëhet më e lehtë të kuptojmë kush kujt po i bën shërbim
  • 23:27Policia arreston në Ferizaj një person të kërkuar nga INTERPOL-i
  • 23:26Po digjen malet e Prishtinës, ky është apeli i Komunës
  • 22:57​“Mbrojtja e konsumatorit”, MINTI: Mbi tre mijë inspektime dhe 600 mijë euro gjoba për gjashtë muaj
  • 22:56Behrami akuzon VV-në për vonesat në Kuvend: Herën e fundit e konstituuan me urgjencë bashkë me Listën Serbe