Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ali Ahmeti: Shqiptarët në krah të SHBA-së për paqe dhe siguri

GD
Gazeta Demos1 mars 2026 në 21:59
Ali Ahmeti: Shqiptarët në krah të SHBA-së për paqe dhe siguri

Ali Ahmeti, BDI, ka shprehur solidaritet të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se aleanca me SHBA-në është përcaktim strategjik dhe vleror i shqiptarëve, raporton GazetaBlic.

Ahmeti dënoi veprimet destabilizuese të Iran në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme, duke theksuar se siguria dhe stabiliteti në rajon janë interes global.

Sipas tij, shqiptarët mbeten të palëkundur në orientimin euroatlantik dhe në mbështetje të rendit ndërkombëtar, paqes dhe demokracisë.

Postimi i plotë:

Në këto kohë sfidash për rendin dhe sigurinë ndërkombëtare, qëndrimi ynë është i qartë dhe i palëkundur: solidaritet i plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me çdo përpjekje për të mbrojtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë globale.

Aleanca me SHBA-në nuk është vetëm një orientim diplomatik. Ajo është një përcaktim strategjik dhe vleror. Është zgjedhja jonë për të qenë në anën e demokracisë, të lirive themelore, të shtetit të së drejtës dhe të përgjegjësisë ndërkombëtare. Vendi ynë, e veçanërisht populli shqiptar e di mirë se çfarë do të thotë mbështetja amerikane në momentet vendimtare të historisë sonë, prandaj edhe sot ne qëndrojmë përkrah partnerit tonë më të madh strategjik.

Sulmet dhe aktet destabilizuese të Iranit që cenojnë sigurinë e vendeve të Gjirit dhe kërcënojnë arkitekturën e brishtë të paqes në Lindjen e Mesme nuk i shërbejnë askujt. Ato nuk i shërbejnë zhvillimit, nuk i shërbejnë bashkëjetesës dhe as aspiratave legjitime të popujve për prosperitet. Çdo regjim që zgjedh konfrontimin mbi bashkëpunimin dhe eksportin e krizave mbi dialogun, e vendos veten në kundërshtim me frymën e kohës sonë.

Ne besojmë se siguria në Gjirin Persik dhe në Lindjen e Mesme është një interes global. Liria e qarkullimit, stabiliteti energjetik, lufta kundër terrorizmit dhe mbrojtja e rendit ndërkombëtar janë përgjegjësi të përbashkëta. Në këtë kuadër, roli i Shteteve të Bashkuara mbetet i pazëvendësueshëm si garant i ekuilibrave dhe si faktor stabiliteti.

Shqiptarët kanë zgjedhur rrugën perëndimore pa ekuivoke. Ne jemi pjesë e aleancës së vlerave, pjesë e komunitetit euroatlantik dhe kontribuues aktiv në paqen dhe sigurinë kolektive. Mbështetja jonë për SHBA-në është mbështetje për një botë më të sigurt, më të drejtë dhe më të lirë.

Ali Ahmeti

Më shumë nga Lajme

  • 13:37Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s
  • 13:17Matura shtetërore, MASh zgjat afatin e aplikimit për rreth 1 mijë nxënës
  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”
  • 13:01I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA