Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 13:37
Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur edhe sot se i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke kërkuar që Aleanca të mos lejojë hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Vuçiq tha se nga KFOR-i ka kërkuar gjithashtu që të ndërhyjë për të ndalur atë që ai e quajti “terror ndaj serbëve”, si dhe arrestimet, dëbimet dhe rrënimin e shtëpive.

“Sapo i dërgova një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe kërkova që KFOR-i, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të ndalojë terrorin ndaj serbëve, përndjekjen e tyre, arrestimet, rrënimin e shtëpive, si dhe hapjen e urës mbi Ibër”, deklaroi Vuçiq, shkruajnë mediat në Serbi.

Ai tha se i ka kërkuar Rutte-s që NATO të mos e lejojë hapjen e urës.

“Kemi kërkuar që të mos e bëjnë këtë, sepse hapja e urës mbi Ibër është çështje e dialogut në Bruksel”, tha Vuçiq, duke e lidhur situatën edhe me mosformimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Presidenti serb paralajmëroi se Beogradi do të vazhdojë, siç tha ai, “luftën politike në të gjitha mënyrat e mundshme”, duke mos përjashtuar as kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Serbia dhe Vuçiq kërkojnë që ura e Ibrit të mos hapet, duke e ndërlidhur këtë çështje me situatën e sigurisë në Kosovë. Pretendime të tilla janë kundërshtuar nga institucionet e sigurisë në Kosovë dhe institucione të tjera.

vuçiqurësnato-s

Të ngjashme

Vuçiq: Pres që KFOR-i ta ruajë sigurinë në Kosovë para aktgjykimit ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së

Vuçiq: Pres që KFOR-i ta ruajë sigurinë në Kosovë para aktgjykimit ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së

15:56

Më shumë nga Lajme

  • 07:39KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:33Diell e vranësira, priten edhe reshje shiu
  • 23:43Mustafa: Jam takuar me Kurtin për ta diskutuar platformën time për zhbllokimin institucional
  • 23:31“Do qëndrojmë në qiell të hapur deri më 16 shtator”, veteranët e UÇK-së zbarkojnë në Hagë
  • 23:31Pas ditësh heshtjeje, vjen reagimi i parë i Jozit në rrjetet sociale