Kryetari aktual, njëherit kandidat edhe për një mandat në krye të Ferizajt nga Partia Demokratike e Kosovës, Agim Aliu ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e aktivistët e Festivalit të Muraleve “Mural Fest”, shkruan GazetaDemos.
Ai u shpreh se festivali “Mural Fest”, ka arritur që artin e reflektuar në muret e qytetit të Ferizajt, ta listoj qytetin në raportimet ndërkombëtare për artin.
“Ngjarje kjo kulturore që përtej shijes së re urbane reflektuar me art në muret e qytetit, tashmë ka listuar Ferizajn në raportimet e hartat ndërkombëtare për artin siç është së fundmi raportimi në prestigjiozen “Reuters””, tha Aliu.
