Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ambasadorët lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk rrinë me deputetët që po e vazhdojnë seancën

GD
Gazeta Demos25 korrik 2025 në 11:58
Ambasadorët lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk rrinë me deputetët që po e vazhdojnë seancën

Ambasadorë nga vendeve perëndimore, përfshirë përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, si dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, sot morën pjesë në vazhdimin e 52-të të seancës konstituive me mendimin se mund të kishte qenë e fundit brenda afatit 30-ditor që e caktoi në qershor Gjykata Kushtetuese.

Prezenca e tyre nuk ndikoi që deputetët të konstituonin Kuvendin e Kosovës meqë partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje, vazhdoi me skenarin e njëjtë që e udhëheq kryesuesi i seancës, Avni Dehari, me hedhjen në votim të Komisionit për votim të fshehtë, i cili për dhjetëra herë s’gjeti mbështetjen e nevojshme nga partitë tjera.

Seanca dështoi sërish për ta provuar nesër kur edhe do të jetë dita e fundit që deputetët mund të mblidhen.

Deputetët e partive që ishin në opozitë legjislaturën e kaluar edhe sot qëndruan në sallën e Kuvendit për të shfrytëzuar foltoren që po ua mohon kryesuesi Dehari.

Megjithatë, bashkë me ta s’qëndruan ambasadorët meq ata u larguan nga salla në momentin që kryesuesi e ndërpreu seancën.

Seanca do të vazhdojë nesër nga ora 14:00 para se të hyjë në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese për dy javë pezullim të punës së deputetëve që s’e ekzekutuan urdhrin e saj për të konstituuar Kuvendin brenda 30 ditëve.

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil