Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet partive politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Hargreaves theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional në vend, duke siguruar zgjedhjen e presidentit.
“Ndërsa Kosova ecën drejt zgjedhjeve, do të jetë e rëndësishme që partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të punojnë së bashku më pas për të formuar një qeveri të qëndrueshme dhe për të siguruar zgjedhjen në kohë të një Presidenti. Progresi demokratik i Kosovës varet nga bashkëpunimi, dialogu dhe një angazhim i përbashkët për të ardhmen e vendit”, ka thënë diplomati britanik.
