Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Aktivistet kërkojnë ndëshkimin e përgjegjësve për vrasjen e Arlinda Zekajt, kundërshtojnë mbylljen e Komisionit

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2026 në 10:30
Aktivistet kërkojnë ndëshkimin e përgjegjësve për vrasjen e Arlinda Zekajt, kundërshtojnë mbylljen e Komisionit

Aktivistet e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist kanë kërkuar ndëshkimin e të gjithë personave që, sipas tyre, nuk i kanë përmbushur përgjegjësitë e tyre në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ato kanë zhvilluar një aksion para Kuvendit të Kosovës, derisa Komisioni Hetimor Parlamentar po interviston zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale në Pejë lidhur me këtë rast.

Aktivistja Qëndresa Hyseni tha se në kuadër të komisionit kanë filluar intervistimet dhe se në listën e të ftuarve për intervistim janë edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, si dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në rast.

Ajo theksoi se kërkesa e tyre është që personat që nuk kanë përmbushur përgjegjësitë e tyre të ndëshkohen dhe të ndiqen penalisht.

“Qysh edhe e kemi pasur sot, kanë filluar intervistimet e para për rastin e Alindës që të përfshihet dhe të ftuar për intervistë është kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri, po ashtu dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë në rastin e Alindës, për neve mbetet çështje shumë e rëndësi qysh komisioni po i trajton këto raste, po ashtu a ka me pasë dënime për krejt personat e përfshirë dhe ndjekje penale për moskryerjen e përgjegjësive të tyre të punës. Andaj sot jemi këtu me iu treguar që ne nuk jemi me u ndalë deri në momentin që kërkesat tona, që lidhen kryekëput me ndëshkimin e personave të cilët nuk kanë marrë përgjegjësi në rastin e Alindës, me u dënuar”, tha ajo.

Hyseni kundërshtoi edhe vendimin për mbajtjen me dyer të mbyllura të një pjese të intervistimit në Komisionin Hetimor, duke thënë se kjo mund të lërë jashtë vëmendjes së publikut çështje të rëndësishme të rastit.

“Mbyllja e komisionit tregon qartë që shumë çështje tentojnë me qenë jashtë syrit të publikut. Tu qenë jashtë syrit të publikut nënkupton që mundet me pasë raste të cilat nuk kanë me shkuar në drejtimin që ne po kërkojmë, që është me kërkuar drejtësi për Alindën edhe me dërguar deri në fund këtë drejtësi”, tha ajo./EO/

kanëndëshkimintyre

Të ngjashme

Drejtoresha e QPS-së në Pejë pranon se në rastin e Arlinda Zekajt mungonte plani individual: Kështu kanë punuar

Drejtoresha e QPS-së në Pejë pranon se në rastin e Arlinda Zekajt mungonte plani individual: Kështu kanë punuar

17:54
“Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë

“Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë

17:46
Ajrina Gashi-Hamdiu: Kanë ble rrymë prej Serbisë, janë të dhënat doganore

Ajrina Gashi-Hamdiu: Kanë ble rrymë prej Serbisë, janë të dhënat doganore

21:50
Bajrami: Shtatë vjet kanë përfituar tregtarët e energjisë, tash po na shiten si patriotë

Bajrami: Shtatë vjet kanë përfituar tregtarët e energjisë, tash po na shiten si patriotë

10:46

Më shumë nga Lajme

  • 19:17Çitaku: Baca Jakup na emocionove, mbahuni të fortë se edhe ne nuk do t’ju lëmë vetëm
  • 18:58Vrasja në Suharekë, reagon fshati nga i cili vjen i dyshuari: Jemi të tronditur…
  • 18:37Derisa po ua mbante testin studentëve është ndalur rryma, Bajrami: Qeveria duhet të vijë urgjentisht në Kuvend me një plan konkret për kapacitete të reja gjeneruese
  • 18:34Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin hungarez, këto janë çështjet që ishin në fokus
  • 18:26“Prangat fizike nuk mund ta errësojnë pastërtinë e rrugës” – Gucati reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit në Prishtinë