Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë të ditur se kryetari Hysni Gucati, së bashku me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Sipas OVL-UÇK-së, gjatë takimit është diskutuar për çështjet dhe preokupimet kryesore të veteranëve të UÇK-së, si dhe për zhvillimet aktuale që lidhen me ta.
Në takim është theksuar rëndësia e miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa është vlerësuar mbështetja dhe kontributi i vazhdueshëm britanik për Kosovën.
Njoftimi i plotë:
Sot, kryetari z. Hysni Gucati, së bashku me bashkëpunëtorë, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, z. Jonathan Hargreaves.
Gjatë takimit u diskutua për çështjet dhe preokupimet kryesore të veteranëve të UÇK-së, si dhe për zhvillimet aktuale që lidhen me ta.
Në këtë takim theksuam rëndësinë e miqësisë së qëndrueshme dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke vlerësuar lart mbështetjen dhe kontributin e saj të vazhdueshëm për vendin tonë.
Takime të tilla janë të rëndësishme për të përcjellë drejtpërdrejt zërin e veteranëve tanë te miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.