Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se për partinë e tij dy data janë veçanërisht të rëndësishme, 12 dhe 16 shtatori.
Para mediave, ai ka deklaruar se PDK-ja e mbështet marshin për drejtësi të thirrur nga “Liria ka Emër” më 12 shtator, duke theksuar se në Hagë po gjykohen ish-ushtarë të UÇK-së dhe se lufta e saj ishte luftë për liri dhe pavarësi.
“Për PDK-në, është një situatë janë dy data tepër të rëndësishme, 12 shtator dhe 16 shtator. Më 12 shtator Liria ka Emër ka thirru marshin për drejtësi që i tejkalon përcaktimet politike për shkak se në Hagë janë duke u gjykuar njerëzit, ushtarët e UCK, jo politikanë. Lufta e UCK ka qenë e drejtë, luftë për liri dhe pavarësi, ata kanë paguar dhe po paguajnë kosto personale me qëllim që edhe një herë ta dëshmojnë se kjo luftë ka qenë e pastër e drejt. Ne si PDK e kemi përkrahur këtë marsh dhe do të jemi pjesë e këtij organizimi”, deklaroi ai



