Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pasi, teksa drejtonte një ambulancë nën efektin e alkoolit, ka aksidentuar një të moshuar mbrëmjen e së premtes, në afërsi të bibliotekës së qytetit.
Siç raporton TopChannel, i moshuari po kalonte rrugën me biçikletë kur është përplasur nga ambulanca. Për pasojë, ai ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve të para, i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas aksidentit, drejtuesi i ambulancës ka transportuar vetë të dëmtuarin në spital.
