Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Lushaku Sadriu: Kjo është dëshmi se kur ka vullnet politik, bëhen institucionet

GD
Gazeta Demos13 shtator 2026 në 11:09
Lushaku Sadriu: Kjo është dëshmi se kur ka vullnet politik, bëhen institucionet

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu tha se sot është dëshmi që me vullnet politik bëhen institucionet.

Ajo tha se pas ndërrimit të qëndrimit të LVV-së, LDK iu bashkua seancës konstituive dhe u zgjodh kandidati i saj për nënkryetar, Kujtim Shala.

"Kjo është një dëshmi kur vullneti i që kur vullneti politik edhe kur ushtrimi i demokracisë bëhet më i lehtë bëhen institucione. Do thotë po shihet që vetëm mungesa e vullnetit politik të grupit të parë parlamentar ka bërë që të ketë vonesa deri ditën e sotme. Ne në seancën e fundit u kemi bërë thirrje që t'ua njohin të drejtën partive politike për propozimin e emrave për nënkryetarë të tyre dhe vetëm pas ndërrimit të qëndrimit të tyre ne erdhëm dhe u bashkëngjitëm në seancë dhe u votua propozimi i kandidatit të LDK-së për nënkryetar ashtu siç kemi propozuar ne dhe i dhamë institucione vendit", tha ajo.

Ajo tha se qëndrimi i LDK-së ishte që të shfrytëzohej deri në fund e drejta e dialogut dhe dorëzimit të propozimeve, megjithatë ajo shtoi se PDK doli me qëndrim të ri politik.

"Është situatë e re, është situatë e re për shkak se nuk ka pasur vullnet për votim të nënkryetarëve dhe nuk iu ka njoftë e drejta, ju e patë që grupit të dytë parlamentar nuk iu votua kandidati i tyre dhe ishte e njëjta logjik për të vazhduar. Sot ne u bëmë thirrje që të shfrytëzohet e drejta e dialogut dhe të bëhet thirrje e re të gjitha grupeve parlamentare që të vijnë dhe të bëjnë propozime, ndërkohë kemi një qëndrim politik të PDK-së për të mos marrë pjesë në seancë, gjithsesi ata do ta adresojnë në Gjykatën Kushtetuese, ne do të kontribuojmë për sqarimin e ligjshmërisë dhe Kushtetutshmërisë së institucioneve", tha ajo.

politikdëshmivullnet

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Protesta e së shtunës në Tiranë, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonat pranë institucioneve qeveritare
  • 22:58Kosova dhe Gjermania diskutojnë avancimin e transformimit digjital
  • 22:29KFOR-i dhe ambasadori italian diskutojnë koordinimin dhe sigurinë në Kosovë
  • 22:02Qelaj: Viktima vdiq në duart e shtetit, rrezikon përsëritja e rastit të Arlindës
  • 21:22Nisin hetime në Serbi për arsyet që Milan Radoiçiqi nuk u çua në paraburgim