Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Anëtari i kryesisë së PDK-së: Kurti, pazarxhi i vlerave kombëtare

GD
Gazeta Demos4 tetor 2026 në 12:22
Anëtari i kryesisë së PDK-së: Kurti, pazarxhi i vlerave kombëtare

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për qëndrimin e tij ndaj ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e akuzuar se po i jep përparësi “pazarit të pushtetit” dhe interesave personale.Në një reagim publik, Gjoshi e ka cilësuar Kurtin si “pazarxhi i vlerave kombëtare”, duke rikujtuar qëndrimet e tij ndër vite ndaj luftës së UÇK-së dhe çështjes së çlirimtarëve.

“Armën s’e kapi për liri – sepse në atë luftë nuk besoi”, ka shkruar Gjoshi, duke iu referuar Kurtit. Ai ka rikujtuar edhe periudhën kur Kurti ishte i burgosur në Serbi, duke theksuar se, sipas tij, “çlirimtarët i ranë botës për të kërkuar lirimin e tij”.Sipas Gjoshit, disa vite pas lirimit nga burgu, Kurti kishte ndryshuar qëndrim ndaj atyre që kishin luftuar për çlirimin e Kosovës.

“Pak vite pasi doli nga burgu, çlirimtarëve u tha: shkoni ju në burg – sepse pushtetin për vete e donte më shumë”, ka deklaruar ai.Gjoshi ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, Kurti ka vepruar pasi çlirimtarët u përballën me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Kur çlirimtarët përfunduan në burg, asnjë vizitë te ta s’e bëri, asnjë gur s’e lëvizi, edhe pse kishte pushtet absolut”, ka shkruar Gjoshi.Ai e ka akuzuar Kurtin se pushtetin e ka përdorur për interesa personale dhe “në dëm të shtetit që ata e çliruan”.

Duke iu referuar debatit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, anëtari i Kryesisë së PDK-së ka thënë se kryeministri po e humb edhe një mundësi për të korrigjuar, siç pretendon ai, gabimet e së kaluarës.“E sot, kur historia ia dha edhe një mundësi për të shlyer një pjesë të gjynaheve dhe gabimeve të tij, ai sërish zgjedh pazarin: nuk dëshiron ta kalojë ligjin që mbron UÇK-në”, ka deklaruar Gjoshi.

Sipas tij, qëndrimi i Kurtit është kontradiktor, pasi, siç shprehet ai, kur liria i është dashur kryeministrit, ai ka kërkuar mbështetjen e çlirimtarëve, ndërsa sot, kur sipas Gjoshit, çlirimtarët kanë nevojë për veprimin e tij, ai po u kthen shpinën.“Kur liria iu desh për vete, kërkoi zërin e çlirimtarëve. Kur çlirimtarëve u duhet veprimi i tij, ua kthen shpinën”, ka shkruar Gjoshi.

Në fund të reagimit, ai e ka akuzuar Kurtin për instrumentalizim të vlerave të luftës për interesa politike.“Për të, edhe sakrifica për liri ka çmim në pazarin e pushtetit. E frikshme. E papranueshme. E patolerueshme”, ka shkruar Gjoshi.

Ai ia ka atribuar drejtpërdrejt Kurtit përgjegjësinë politike për çdo pasojë që mund të vijë nga, siç e quan ai, zvarritja e procesit.“Për çdo pasojë të kësaj zvarritjeje, përgjegjësia politike është e jotja, Albin”, ka përfunduar Gjoshi, duke e cilësuar Kurtin “një cinik që ia di çmimin çdo gjëje, por vlerën asgjëje”.

Reagimin e tij, Gjoshi e ka mbyllur me mesazhin: “Por cinizmi është strehë për mendjet e vogla. JO NË EMRIN TIM!”Sipas asaj që u dha për publikun pas takimit Kurti-Hamza, shefi i Qeverisë ka deklaruar se Ligji votohet në lexim të parë, e pastaj diskutohet për presidentin.

Derisa kreu i PDK-së ka thënë se Ligji duhet të kalojë në dy leximet e pastaj ulet dhe diskuton për presidentin.

kurtianëtarikryesisë

Të ngjashme

Hamza thërret takim të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së

Hamza thërret takim të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PDK-së

11:25
Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Historia duhet të shërbejë si udhërrëfyes

Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Historia duhet të shërbejë si udhërrëfyes

22:35
Kthesë në takimin Kurti–Hamza: Kurti nxjerr një kusht të ri që e komplikon marrëveshjen për Specialen dhe Presidentin

Kthesë në takimin Kurti–Hamza: Kurti nxjerr një kusht të ri që e komplikon marrëveshjen për Specialen dhe Presidentin

20:35
Takohen Kurti dhe Abdixhiku, diskutohet për presidentin dhe Ligjin për Specialen

Takohen Kurti dhe Abdixhiku, diskutohet për presidentin dhe Ligjin për Specialen

16:20

Më shumë nga Lajme

  • 17:09Tahiri: Nesër Kuvendi duhet ta miratojë Ligjin për Specialen në të dyja leximet
  • 16:55Dy të rinjë shqiptar vdesin në Greqi pas një aksidenti fatal
  • 16:32Mërgim Lushtaku: Nesër jam veç UÇK, jo PDK – çdo veprim që çon drejt neglizhimit është tradhti
  • 16:22​Rexhep Selimi pikturon, vepra kushtuar UÇK-së
  • 16:22Zjarr në Torinë të Lipjanit, raportohet për dëme materiale