Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

GD
Gazeta Demos20 tetor 2026 në 16:46
Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

Gjatë raportimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) në Komisionin për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, janë përplasur verbalisht deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, dhe anëtari i Këshillit, Eshref Shabani.

Bajrami tha se raportimi i KPMSHCK-së në Komision është dashur të bëhet më herët, duke theksuar se Këshilli nuk kishte raportuar që nga viti 2023.

Gjatë diskutimit, deputeti i VV-së e pyeti Shabanin se cilës parti politike i përket.

Shabani iu përgjigj duke deklaruar se është krenar për përkatësinë e tij politike në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Nuk jam momentalisht duke u marrë me politikë”, tha fillimisht Shabani.

“Për një gjë të jeni të sigurt, qe gjashtë vite jam anëtar i Këshillit. E kam provuar shkarkimin nga kuvendi, i cili pastaj ka dal kundër-kushtetues. Mund t’i merrni të gjitha vendimet dhe sa prej tyre m’i ka kthyer gjykata. E sa i përket cilës parti.. jam shumë krenar që jam me PDK-në dhe jam shumë krenar që puna që e kam bërë në Këshill juve, deputetëve të VV-së, nuk ju pëlqen”, u shpreh Shabani.

krenarvv-sëanëtari

Më shumë nga Lajme

  • 18:24Konjufca përfaqëson Kosovën sonte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
  • 18:21Prokuroria Speciale lehtëson procedurën e regjistrimit të lëndëve për inicimin e hetimeve sipas detyrës zyrtare
  • 18:04Protestat në Shqipëri, Parlamenti mblidhet të enjten
  • 17:44Limaj: Reagimi i Trendafilovës është shenja e parë e efektit të ligjit të ri për Specialen
  • 17:29Deputeti gjerman mbështet protestën: Studentët kërkojnë fundin e korrupsionit