Një varkë që po transportonte emigrantë nga Libia drejt ishullit të Kretës, u përmbytet dhe mbeti e bllokuar, duke lënë të paktën një të vdekur, ndërsa besohet se 20 janë zhdukur, njoftuan autoritetet greke të hënën.
Roja Bregdetare greke tha se 51 persona u shpëtuan nga vendi i ngjarjes të hënën herët në mëngjes, rreth 75 kilometra në jug të Kretës, raporton Associated Press. Anijet patrulluese, një helikopter dhe një dron, si dhe anijet tregtare, morën pjesë në kërkim, të ndihmuara nga agjencia evropiane për mbrojtjen e kufijve, Frontex.
Rruga e rrezikshme përmes Mesdheut nga lindja e Libisë drejt Kretës është bërë një nga më të përdorurat për emigrim të paligjshëm drejt Evropës, pasi numrat në rrugët e tjera janë përgjithësisht më të ulëta.
